Gazetari Lutfi Dervishi, me ironi ka komentuar nxjerrjen e sekreteve shtetërore nga ana e hakerave iranianë, të cilët tashmë e kanë kthyer në rregull që çdo të hënë publikojnë nga një listë të dhënash.
Dervishi me ironi shkruan se sado të përpiqen hakerat, ka një listë të gjatë sekretesh të cilat ata nuk do të mund t’i publikojnë dot kurrë, ku ndër ato që rendit është lista e bashkëpunëtorëve të shtetit, lista e pastrueseve të shtëpive të zyrtarëve të lartë, lista e patronazhistëve, investitorëve strategjikë, këshilltarëve pa pagesë apo ata që janë detyruar të shkarkojnë aplikacionin akt1visti.
Postimi i Dervishit:
Lista e sekreteve që nuk na e marrin dot.
Prej muajsh çdo ditë të hënë hakerat iranianë bëjnë publike pothuaj çdo gjë, deri edhe llogaritë bankare të shqiptarëve, por sado të përpiqen hakerat ky vend do të mbaj disa sekrete që asnje agjenci i të ligje të nuk do të arrijë kurrë t’i shtie në dorë
Listën e 28 mijë dëshmorëve!
Listën e 84 viktimave të 4 shkurtit!
Listën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit!
Listën e miqve shqiptarë të Mcgonigal
Listën e pastruesve të zyrtarëve të lartë!
Listën e investitorëve strategjikë.
Listën e patronazhistëve.
Listën e atyre që janë detyruar të shkarkojnë aplikacionin akt1visti.
Listën e pronarëve të kamerave të çmontuara nga policia.
Listën e këshilltarëve pa pagesë!