Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Vlorë

27 September 2022, 08:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në

Një automjet i parkuar në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të natës. Zjarri ka rënë në një automjet tip Ford të parkuar rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjetin e parkuar. Nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video