“Kishin ngjashmëri”, 42-vjeçari mashtron policinë me pasaportën e turkut për të kaluar në portin e Durrësit

26 September 2022, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kishin ngjashmëri”, 42-vjeçari mashtron policinë
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Bagdadi është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të kalojë në portin e Durrësit, duke përdorur dokumentet e një shtetasi turk. Sipas policisë ai kishte ngjashmëri fizike me 27-vjeçarin që banonte në Turqi.

“Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan në dalje shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar, si dhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financar të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Turqi.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.


Video