Brilanti me pistoletë në dorë, taksisti mbush makinën vetëm me foto dhe shkrime të kushërinjve Martinaj

26 September 2022, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brilanti me pistoletë në dorë, taksisti mbush makinën
Uljan Kolgjegja dhe Vis Martinaj

Taksisti Uljan Kolgjegja jo pak herë e ka shprehur hapur adhurimin që ka ndaj dy kushërinjve Martinaj, Brilantit dhe Ervisit, ku i pari u ekzekutuan në masakrën me tre të vrarë të Fushë Krujës disa muaj më parë, ndërsa Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur prej më shumë se një muaji dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij nëse është gjallë apo i vdekur.

Pak kohë më parë, taksisti Uljan Kolgjegja "gdhendi" në trup një tatuazh me emrin dhe inicialet e Ervis Martinajt, teksa në një intervistë deklaroi se e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Brilantin dhe se do donte të ishte ai në vend të tij.

Por, së fundmi Kolgjegja ka surprizuar sërish me veprimin për Brilant dhe Ervis Martinajn. Ai ka vendosur në kofonon e makinës dy foto ku në një prej tyre shfaqet ai me Brilant Martinajn, ndërsa në një tjetër është vetëm Brilanti me pistoletë në dorë.

Por, ai nuk ka mjaftuar vetëm me kaq. Siç shihet në foton e publikuar nga JOQ, në pjesën e sipërme është tabela me mbishkrimin "Taksi Brilanti" dhe incialet B.M. V.M. duke iu referuar dy kushërinjve Martinaj. Po ashtu edhe tek pjesët e pasqyrave të makinës ai ka vendosur inicialet e Vis dhe Brilant Martinaj.



Video