Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përveç Flori Mumajesit, më 28 korrik do të performojë në sheshin "Skënderbej" edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama shton se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.
“Xhensila do të jetë në shesh. Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama.