Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria çon për gjykim Paplekajn, Nikollaq Pallën, Albert Nushin

25 July 2022, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria çon për gjykim Paplekajn,
Pjerin Xhuvani

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e Arbër Paplekës për akuzën e vrasjes dhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' për shpërdorim detyre. Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj si dhe pushojnë akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.


Video