'Masakra e Fushë Krujës, pika e vlimit', gazetarja Lala ngre alarmin: Ka nisur lufta

25 July 2022, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Masakra e Fushë Krujës, pika e vlimit', gazetarja Lala ngre
Masakra e Fushë Krujës

Ngjarjet kriminale, kanë qenë fokusin në këtë të hënë në News24. Për të folur për këtë çështje ka qenë gazetarja Klodiana Lala. E ndalur tek masakra e Fushë Krujës dhe krimit në Milot, Lala e cilësoi si ‘pika e vlimit’.

'Vendi ku ishte zgjedhur nuk i jepte mundësi ku të mund të largoheshin, nga ura është shumë e vështirë të kalosh. U zgjodh momenti i drekës.

Ekzekutorët janë kujdesur për të mos lënë shenja. pra kanë zgjedhur këtë kohë të nxehtë ku nuk ka lëvizje për shkak të vapës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja dhe në dy drejtime të kundërta u gjetën dy automjete të djegura. krimi është bërë shumë agresiv, atentatet i kemi parë shumë të sofistikuara. Specialistët e zonës që mendohet të kenë informacion nuk kanë dhënë', u shpreh Lala.

 


Video