Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një fëmijë 4 vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në fshatin Berdenesh.
4-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Fëmija dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.