Parashikimi i motit për këtë të diel, vranësira dhe reshje shiu

17 April 2022, 08:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parashikimi i motit për këtë të diel, vranësira dhe
Shqipëria do të jetë sot në ndikimin e vranësirave të shpeshta

Shqipëria do të jetë sot në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

 Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

 


Video