Parashikimi i motit për ditën e sotme: Vranësira dhe...

23 September 2023, 08:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parashikimi i motit për ditën e sotme: Vranësira dhe...
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit, por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes perëndimore.

Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë reshje në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Video