Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një grup turistësh francezë janë gjetur pasi humbën në zonën mes Moglicës dhe Qafës së Gjarprit në Korçë.
Grupi prej 6 turistësh francezë ishte duke eksploruar zonën në pyjet e Dusharit me biçikleta dhe motorë kur humbën rrugën dhe mbetën të izoluar për gati dy orë.
Në kërkim të tyre janë angazhuar banorët e zonës që njohin rrugët dhe kanë arritur t’i gjejnë teksa i kanë shoqëruar pranë fshatit.
Turistët janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të transportohen drejt qytetit të Korçës.