Një 28-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ditën e sotme, përballë me Kadedralen e qytetit.
79-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë buzë rrugës së makinave, në bulevardin “Republika” kur u përplas nga 28-vjeçarja Olta Meta me makinë.
I moshuari u nis me urgjencë drjet Tiranës, por ndërroi jetë rrugës.
Njoftimi i policisë së Korçës:
Vihet në pranga drejtuesja e automjetit, e përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard "Republika", Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.