PAMJET/ Merr flakë apartamenti në ish-Bllok, tenda i 'vë' flakën edhe banesës së fqinjit

27 February 2023, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJET/ Merr flakë apartamenti në ish-Bllok, tenda i

Një zjarr ka rënë në ballkonin e një apartamenti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas policisë, flakët përfshinë tendën e një ballkoni. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video e marrë nga Dosja:


Video