PAMJET TË REJA/ Momenti i aksidentit në Tiranë, këmbësorja shpëton për ‘fije të perit’ (Video)

27 February 2023, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJET TË REJA/ Momenti i aksidentit në Tiranë,

Autobusi i unazës që u përfshi në aksident mesditën e sotme në Tiranë rezulton të ketë qenë shkaktar i përplasjes së fortë që solli disa të plagosur.

Në videon e mëposhtme, duket qartë se autobusi godet fillimisht një automjet që ndodhet pas makinës tip “Porche”.


Më pas në përplasje zinxhir, goditet nga pas edhe automjeti tip “Porche”, i cili manovron për të shmangur një përplasje më të fortë por përfundon para autobusit.

Autobusi nis të lëvizë shpejt duke e përplasur atë, dhe bën që të dalë në trotuar, duke rrezikuar jetën e një këmbësoreje që qëndronte në stacionin e autobusit. Kjo e fundit largohet me shpejtësi duke i shpëtuar aksidentit, që mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.


Video