EMRAT/ Kërcënuan prokurorin e SPAK-ut, arrestohen dy vëllezërit nga Durrësit

27 February 2023, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Kërcënuan prokurorin e SPAK-ut, arrestohen dy
Prokurori i SPAK, Behar Dibra

Dy vëllezër nga Durrësi janë arrestuar nga policia, pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, për të cilët ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". 

Ata janë konfliktuar dhe kanë kërcënuar prokurorin e SPAK, Behar Dibra dhe një punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Orges dhe Mirjan Sina

Mësohet se ata i kanë treguar dokument policie fals prokurorit, por kur kanë marrë vesh kush ishte janë larguar me shpejtësi dhe kanë thyer edhe postbllokun e policisë që do i ndalonte pasi ishte ngritur qëllimisht për ta.

Burime bëjnë me dije se konflikti i vëllezërve Sina dhe prokurorit Dibra ka ndodhur te Tuneli Elbasan-Tiranë. Vëllezërit Sina u larguan menjëherë pasi kuptuan se ishin konfliktuar me prokurorin e SPAK por u arrestuan në qytetin e Durrësit. 


Video