Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në pesë qarqe të vendit, për shkak të problematikave të shkaktuara nga moti i keq me erë të fortë.
Më konkretisht, në Korçë, Vlorë, Elbasan, Durrës dhe Fier (Mallakastra). OSHEE ka njoftuar abonentët për zonat dhe oraret kur do të ketë ndërprerje të energjisë, ku shkaku është investimi për mirëmbajtjen e rrjetit.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim për abonentët #Korçë
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt do të kryhen punime në linjën 35kV Korçë – Bilisht gjatë intervalit kohor 08:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë. Pjesërisht: Qendër, Bitinckë, Miras, Kapshticë, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban.
Njoftim për abonentët #Vlorë
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Vlora 1.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë: Pjesërisht: Lagjia "Kushtrimi", "24 Maji", "28 Nëntori", "Hajro Cakërri", Nartë, Zvërnec
Njoftim për abonentët #Mallakastër
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Poçem. Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër: Pjesërisht: Drizar, Kud, Corush, Klos, Hekal, Molaj.
Njoftim për abonentët #Elbasan
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Mjekës.
Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan: Pjesërisht: Shirgjan, Gjergjan, Bathës, Kuqan, Llixha, Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Gjinar, Zavaline, Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xhibresh.
Njoftim për abonentët #Durrës
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të kryhen punime në NST Shkozet. Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës. Pjesërisht: Rruga "Azis Shkupi", Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga "Ibrahim Kodra", ish- këneta, Rruga e Dibrës.