Moti i keq/ Tragetit në portin e Durrësit i këputen litarët dhe përplaset me bankinën, do nisej drejt Ankonës

26 February 2023, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq/ Tragetit në portin e Durrësit i këputen litarët
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë incidente edhe në portin e Durrësit.

Trageti "Af Claudia", i cili pritej të nisej drejt Ankones, ka këputur litarët dhe është përplasur me bankinën. Ka qenë edhe vetë Kapiteneria që e konfirmon këputjen e litarëve nga era e fortë.

Menjëherë pas këputjes së litarit, ka shkuar ne ndihme rimorkiatori i portit dhe është siguruar tragetit nga demi që mund të sillte era e fortë te trageti.

Fatmirësisht në momentin e këputjes nuk ka pasur pasagjerë të imbarkuar në traget.


Video