Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në Jug të Shqipërisë.
Zjarri ka përfshirë kodrat nga Kepi i Stillos deri në Katajeto, përballë fshatit Mursi në Bashkinë Konispol prej mëngjesit të sotëm dhe po vijon edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Nga pamjet dallohet situata e rëndë pasi vatrat e zjarrit janë të shumta, ndërsa kapaciteti zjarrfikës është tepër i vogël.
Kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por për fat të mirë, deri tani nuk rrezikohet përhapja e flakëve drejt qytetit antik.