“Drift” në mes të Tiranës, e pëson keq shoferi

24 August 2023, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Drift” në mes të Tiranës, e pëson keq shoferi
Makina bën "drift" në sheshin "Nënë Tereza"

Shoferi i një automjeti që ishte filmuar duke bërë “drift” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, është identifikuar dhe gjobitur nga policia.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë shoqëruar shoferin, dhe e kanë gjobitur atë me 60,000 lekë të reja.

Policia ka edhe një mesazh për shoferët: “Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!


Video