Pamje dramatike nga flakët në Laç, Balla: Është arrestuar një prej zjarrvënësve

22 August 2023, 17:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje dramatike nga flakët në Laç, Balla: Është
Zjarri në Laç

Një prej zjarrvënësve në pyllin me pisha pranë Laçit është vënë në pranga nga forcat e policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore pranë qytetit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës nga të gjitha bashkitë fqinje me Kurbinin, Forcat e Armatosura si dhe një helikopter “Cougar”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se kjo është një nga situatat më të vështira të krijuara nga zjarret.

“Zjarret në vend. Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrvënie (shtetasi V.H. 41 vjeç)”, shkruan Balla.


Video