Tragjedi në Pogradec, 12-vjeçarja gjendet e varur në kasollen pranë shtëpisë

22 August 2023, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Pogradec, 12-vjeçarja gjendet e varur në kasollen
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ku një 12-vjeçare është gjetur e pajetë.

Policia thotë se 12-vjeçarja është gjetur nga familjarët e varur në kasollen pranë banesës. Paraprakisht dyshohet se është vetëvarur, megjithatë hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video