VIDEO/ DALIN pamjet e FRIKSHME të aksidentit në Liqenin Artificial, makina FLUTURON në ajër!

22 August 2023, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ DALIN pamjet e FRIKSHME të aksidentit në Liqenin Artificial,

Kjo është video e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës.

Siç shihet edhe nga video , mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë.


Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Mjeti ka ecur vetëm drejt dhe është ngjitur në malore, ndonëse rruga e ‘Kosovarëve’ pritet nga një aks tjetër ai nuk është kthyer majtas.

Për këtë aksident ka reaguar kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili kërkon dënim maksimal për shoferin e automjetit.

Reagimi i Veliajt

Tani çdo gje eshte kthyer ne normalitet, por shpejtesia sketerre e shoferit (jo e makines - se makina s'ka vendimarrje ne cmenduri) qe perfundoi mbi digen e Liqenit, rrezikon qytetaret por dhe vete te lojturin qe vec bordura e shpetoi nga mbytja ne Liqen!

Bashke me Policine e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojme denim maksimal per shoferin tashme ne kerkim - zero tolerance per kercenuesit e jetes e bashkejeteses ne qytet!


Video