Aksidenti në Liqenin e Tiranës, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi 26-vjeçar nga Durrësi! Ja çfarë dyshohet

22 August 2023, 10:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Liqenin e Tiranës, identifikohet dhe shpallet në
Aksidenti tek diga e Liqenit Artificial

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që u përfshi në aksidentin në Liqenin Artificial të Tiranës.

Bëhet fjalë për Eldi Alushin, një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

 


Video