“Pacolli zbardhi një tjetër aferë të Ballukut”, Bardhi: Zëvendëskryeministrja përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në aeroportin e Vlorës

8 Nëntor 2025, 17:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pacolli zbardhi një tjetër aferë të Ballukut”,
Bardhi, Balluku dhe Pacolli

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncoi sot se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli, ka zbardhur sipas tij, një tjetër aferë korruptive të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.

Bardhi akuzon se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

“Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane”, thekson Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane. Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri, ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, i cili jo vetëm ishte në dijeni të aferave të zëvendëses së tij, por edhe i miratonte ato plotësisht.

Pa humbur kohë, SPAK duhet të administrojë këtë intervistë si provë e korrupsionit madhor të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me konçesionin e aeroportit të Vlorës. Dyshja Rama-Balluku duhet të thirren urgjentisht në SPAK dhe të merren në përgjegjësi penale për këtë aferë qindra milionë euro në dëm të Buxhetit të Shtetit dhe ekonomisë shqiptare.


Vox Pop

Video