OPERACIONI “kurrë mos harro”, GJKKO liron nga qelia ‘MIKEN’ e Laert Haxhisë!

21 March 2024, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OPERACIONI “kurrë mos harro”, GJKKO liron nga qelia
Klea Gjata/ Laert Haxhia

GJKKO ka liruar nga qelia, Klea Gjatën, miken e Laert Haxhisë, autori i masakrës së Lushnjës.

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi ndaj saj masën "ndalim i daljes jashtë shtetit".

28-vjeçarja u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për "moskallëzim krimi" dhe "përkrahje e autorit të krimit".

Pasi pendimit të Artan Tafanit, u zbardhën disa krime të kryera nga banda e Laert Haxhisë. Operacioni “Kurrë mos harro” çoi në pranga 12 persona dhe 4 në kërkim.

 Dosja ndodhet në SPAK, me akuzën se Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 18 vepra penale në formën e grupit kriminal.

Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbuluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.



Video