Një vit më parë, u zhdukën në rrethana misterioze në Sarandë Leonard Theodhori i njohur me nofkën Koçolja dhe miku i tij nga Fieri Fatmir Sulovari alias Krasniqi.
Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” ka sjellë një investigim të zgjeruar mbi ngjarjen mafioze, pistat e hetimit dhe personat e dyshuar.
Pranverën e vitit 2023, në Sarandë u zhduk një prej të fortëve të qytetit së bashku me një mik nga Fieri, pjesëtar i një prej familjeve më me autoritet atje. Bëhet fjalë për Leonard Theodhori i njohur me nofkën “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Të dy këta persona humbën gjurmët me familjarët e tyre në 6 prill të vitit 2023. Në këtë dokumentar, Inside Story do të zbërthejë përpjekjet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Vajta në komisarja unë ditën e 3, s”donte të më fuste i thash do më fusësh se më ka humbur djali. Kush e merr atë më tha se ai është i shkathët është artist atë nuk e merr asnjë…”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit
Denoncimi i familjarëve në polici, nuk u mor shumë seriozisht në momentet e para. Në momentet e para zhdukja e dy personave u konsiderua largim u vullnetshëm. Kërkimet nisën vetëm pas disa ditësh, kur po qartësohej se ishim para një ngjarje mafioze. Por, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi fatin e tyre edhe pse ka kaluar një vit.
“Atje moj vajzë kur dola jashtë unë me të qarë ata nuk e nxorën direkt në kërkim e nxorën për tre ditë dhe tre kishte humbur ai vajti për 6 ditë. Ku do ta gjeja unë pastaj më thuaj ti ku do ta gjeja?” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit
“Një fakt që mua më shqetëson është qëndrimi i policisë së Sarandës. Këto fjalë si kam për policinë e Vlorës por policia e Sarandës gjatë këtyre 8 ditëve në një pauzë shumë të madhe se ëshët denoncuar nga e ëma ditën e dytë më duket ka shkuar një grup policësh aty pa u ulur fare nga makina kanë uluar xhamat dhe kanë bërë 4-5 foto edhe kaq. As ka marrë gjurmë andej makinën ka ardhur e ka marrë i zoti se ka qënë me qira është cuar në lavazh është pastruar është larë”, u shpreh Altin Gjin,
Familjarët vijojnë kërkimet edhe pse, tashmë nuk kanë asnjë shpresë se mund ti gjejnë gjallë. Ata kërkojnë vetëm trupat e tyre për tu dhënë nderimet e fundit dhe të kenë një varr.
Konflikt për tokën?! Çfarë thotë miku i Krasniqit dhe nëna e Koçoles
Skenarë të ndryshëm intrigues, janë hedhur për fatin e Koçoles dhe Sulovarit. Pista e parë ishte ajo e konfliktit pas shitjes së një sipërfaqe toke disa herë. Pista tjetër lidhet me atë të trafikut të lëndve narkotike dhe të pazarve të prishura. Këtu, nuk përjashtohet eliminimi i tyre pas informacioneve që mund të kenë në një serial krimesh mes grupeve. Dikush, donte tu mbyllte gojën përfundimisht, pa lënë asnjë gjurmë.
Kjo që jeni duke parë është një parcel toke në fshatin Çukë të Sarandës. Toka është përvetësuar nga Leonard Theodhori dhe Niku Beduli të cilët kanë bërë pazare për shitjen e saj. Supozohet se një blerës ju ka dhënë një shumë të caktuar parash prej 20 mijë euro. Por sipas deklarimeve të nënës së “Koçoles” ajo nuk e di se kush i ka marrë këto para pasi djali i saj nuk ka marrë asgjë.
“Asnjë lekë nuk mori, do vemi ta shikosh atë tokën. Me Niko Bedulin nga Saranda shok i ngusht me atë…” u shpreh Evanthi Theodhori,
“Atje s’kisha tok fare unë e kishin të tjerët, e di të kujt janë ato tokat janë të pyjores që mblidhnim ne dafinë dhe e thanim atje. Dhe i kanë marrë këta gangsterët e Cukës të gjitha, e ja hodhën djalit tim” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.
“Na e prishën diskon në bregdet”, ortaku i Krasniqit: Ai e përjetoi...
Krasniqi ishte mjaft i njohur në zonë pasi prej vitesh kishte investuar në një biznes të rëndësishëm. Miku i ngushtë i Fatmirit tregon për diskon “El Dorado” që kanë pasur në Ksamil. Sipas tij, kjo disko u ndërtua me leje nga kryetari i komunës dhe më pas u prish për ti hapur rrugën një investitori strategjik.
“Fatmiri në realitet është Fatmir Krasniqi. Ne jemi njour bashkë nga vitet 2003 dhe kemi ndërtuar bashkë një disko në Ksamil. Ne kishim marrë një leje nga komuna e Ksamilit, atëhere ka qënë kryetar Vesel Kociu na tha që do të ndërtoni por me dru dhe hekur dhe kështu u zbatua. Kemi qënë taksapagues që nga 2006. Pas një viti disko vujati nga fenomeni që nuk lejohej muzika pas orës 12 të natës këto masa ishin ndëshkuese për ne. Ishte një investim që i kapërxeu mbi 1 milionë euro. Për këtë kërkuam ndihmë e familjarëve tanë në disa banka kërkuam. Kjo disko zgjati për 17 vjet në 2007 kaloi për legalizim ka ardhur INUK disa herë po nuk ka mundur ta prish se ishet në proces legalizimi. Para një viti erdhi një urdhër që duhet at prishni dhe u prish”u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi
Fatmiri nuk e priti mirë prishjen e biznesit të tij. Kjo i ka ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe e ka shtyrë drejt alkolit. Sipas dëshmisë së mikut të tij, Krasniqi kishte disa borxhe që me mbylljen e biznesit, e kishte të vështirë ti shlyente. Nuk dihet nëse borxhet mund të kenë qenë një prej pistave të hetimit.
“Aty shoku im kaloi në një mërzi shumë të madhe në një dëshpërim dhe ju kthye pak alkolit meraku për të ishte i madh për të se përgjegjësia, borxhet ishin mbi të. Ndonjëherë humbiste dhe vigjilencën, ndonjëherë mërzin enxirrte dhe diku, kërkonte aleanca me njerëz. Shkonte interesohej shpesh se na thanë që do bëhej një shpronsim I nvestimit që keni bërë. Aty ishte Kocolja dhe këta të zonës që ndonjëherë flinte tek ta” u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi.
Nëna e Theodhorit: Ja personi që i jepte drogë para se të zhdukej
Leonard Theodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës. Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.
Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qënë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.
“I thash e përpunon drogën vetë dhe i jep skupidhja djalit tim, këtë i thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse?Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po s”ëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit
Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.
Leonard Thodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës. Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.
Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qënë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.
“I thashë e përpunon drogën vetë dhe I jep skupidhja djalit tim, këtë I thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse?
Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po sëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit
Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.
Zhdukja e dy shokëve në Sarandë, i afërmi: I hapëm kamerat privatisht dhe...
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, kjo është makina në të cilën është parë për herë të fundit Fatmir Sulovari. E njëjta makinë që është përdorur edhe në vendosjen e tritolit në banesën e një ndërtuesi po në Sarandë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 5 dhjtor të 2022. Sasia e tritolit është vendosur në banesën e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla. Ky person ka qënë punonjës në administratë më herët, ndërkohë që është denoncuar për një ndërtim pa leje.
Policia beson që Theodhori edhe Sulovari janë marrë fillimisht me mirëbesim në makinë, pasi Sulovari që ndodhet në vendin e parë, duket i qetë në pamjet filmike që janë siguruar.
“Serioziteti i një shteti tani me kamerat na thoshin këtë kamer se kemi ne e ka bashkia, shkonim te bashkia e ka policia, kjo kamer spunon në fakt të gjitha kamerat punonin se ne i hapëm të gjitha privatisht dhe në shumë kamera i janë dhënë materiale policisë nga ato që kemi marrë ne. Tani po pyes se cilës polici mund ti rrëfehesh” u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqit
“Nuk duhet të cduditemi që për 30 e ca vjet policia në nivelin vendor pësoi ndryshime, lëvizje të shpeshta lirim rimarrje dhe një pjesë e mirë e punonjësve për të mbijetuar mbështetën kokën te krimi” u shpreh Bajram Yzeiraj
Zbardhja e një krimi, konsiderohet e kryer nëse zbulon jo vetëm autorin, por edhe motivin. A mund të ishte motiv konflikti për shitjen e tokeës në Çukë, për të cilën siç zbulohet, Koçolja dhe shoku i tij bashkëpronar nuk kishin as dokumente të rregullta…? Ajo që I mungon kësaj piste është fakti se nuk është identifikuar personi që mund të ketë bërë një pagesë.
Zbulohet dëshmia, çfarë i trembej Koçolja para zhdukjes
Kjo është toka për të cilën mendohet se ka patur një konflikt. Leonard Theodhori dhe Niku Beduli thuhet kanë marrë paradhënie për këtë tokë. Ndërkohë që nëna e Leonardit nuk e beson deklarimin e Bedulit se ishte tërhequr nga pazari i kësaj toke.
“Thoshte që unë e kish parë Leonardin që kishet marrë një tokë edhe u tërhoqa, u tremba. Ai shiste drogë si trembej ai? Edhe fëmijëve në shkollë ju shiste si trembej ai?”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.
“Takuam atë djalin që na thanë që ka qënë natën e fundit me të. E takuam atë dhe na tregoi që nata e fundit për ta ka në një natë ankthi që Kocolja i friksuar shikonte shpesh nga rruga dhe Miri shpesh herë e pyeste çfarë shikon? Kaloi një makinë po mos i shiko ata, një ankth i madh…bëhej fjalë për një tokë të blerë nga një person i zonës aty dhe ky person ka marrë kapar një shifër prej 20 mijë euro ka marrë dhe një shifër të dytë prej 8 mijë euro për nivelimin e vendit dhe po prisnin të shkonin te një noter për të bërë kalimin e pronësisë nga emri Koçoles në krahun tjetër thuhet që siç u mor vesh më vonë ajo tokë ka qenë pa letra” u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi
Grupi hetimor ka kryer verifikime të imtësishme lidhur me disa vrasje të kryera në të shkuarën. Ngjarjet mendohet që e kanë zanafillën në Sarandë, te trafiku i drogës që vinte prej këtij qyteti.