
Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH kanë zbarkuar në Fushë Krujë dhe zonat përreth gjatë mbrëmjes së sotme.
Postblloqet e policisë të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin, si dhe në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.
Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.
Këto kontrolle vijnë pas atentatit të 15 Marsit në Larushkë të Fushë Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.
Policia arrestoi dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian Bejtjas. Në prangat e policisë ranë shtetasit Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.