Shantazhoi 16-vjeçaren me foto nudo në "Snapchat", prangoset 17-vjeçari në Lezhë

20 March 2024, 18:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shantazhoi 16-vjeçaren me foto nudo në "Snapchat",
Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shantazhonte një adoleshente të cilës ia kishte vjedhur llogarinë në rrjetin social ''Snapchat''.

Rasti u denoncua në media.

"16-vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte", informoi sot policia e  Lezhës.

Policia arrestoi 17-vjeçarin, banues në Lezhë.

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.


Video