Ekzekutimi MAFIOZ i Gentian Bejtjas, ky është “Golfi” që u përdor për largimin e autorëve!

20 March 2024, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutimi MAFIOZ i Gentian Bejtjas, ky është “Golfi”
Golfi i zi pa targa

Ekzekutorët e Gentian Bejtjas, pasi dogjën makinën e krimit, dyshohet se u larguan nga Fushë- Kruja me një mjet Golf të zi pa targa në pjesën e pasme.

VoxNews ka siguruar foton e mjetit me të cilin u larguan autorët. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe çoi në arrestimin e dy personave.

Një prej tyre edhe pronari i makinës, Edison Haxhiu, i cili dyshohet se u ka vënë autorëve mjetin në dispozicion për t’u larguar.



Video