Operacion i AMP-së në Durrës, arrestohet në flagrancë një efektiv policie!

15 September 2026, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Operacion i AMP-së në Durrës, arrestohet në flagrancë

Një operacion i AMP-së është finalizuar këtë të martë në Durrës, në kuadër të një procedimi penal për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, është arrestuar në flagrancë një punonjës i Policisë, ndërsa dy efektivë të tjerë janë referuar në gjendje të lirë.

Sipas AMP-së, më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, është finalizuar operacioni nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në flagrancë është arrestuar S. M., punonjës policie me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë të Policisë.

Bëhet fjalë për S. H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A. K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme sipas ligjit.


Video