
Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar (daja i deputetes Zegjine Çaushi) theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, aty ku plagosi me drapër të atin.
Merita Gremaj ka rrëfyer përjetimin e saj dhe pasojat psikologjike që, sipas saj, ka lënë ngjarja.
“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj.
Merita Gremaj: Erdhi me sëpatë, erdhi vetëm por makinën e kishte lënë pak më larg. Bledari tha se do të më gjente punë, tha e kam vajzën e hallës dhe mbesën, doja ilaçe për babanë dhe nënën edhe për vete jam me alergji.
Gjithmonë e kam takuar me babanë. Më thoshte do të gjej një punë unë gëzoja se do të merrja një rrogë e do të kisha mundësi të blija ilaçet e babait. Më tha do të të ndihmoj pa interes.
Më çoi tek një doktor, me përparëse, më ta ky do të të vizitojë. Pastaj më mori më futi në makinë dhe telefonoi babanë i tha kemi marrë ambulancën. Por ajo nuk ishte ambualncë, më mori më çoi në Levan, më futi nëpër ferra dhe më ka përdhunuar.
Më pas më çoi tek e motra, ku e kam gdhirë tërë natën jashtë.
Më ka dhunuar, më ka çuar në varreza, më tha ky është vendi yt, këtu do të hysh E merrnin njerëzit dhe i thonin lere të ikë, më thoshte vetëm vdekja. Më çoi në komisariat dhe më mësoi se çfarë duhet të thoja.