Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë para gjykatës detaje të reja mbi vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt nga Korça. Ai rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.
Tafani tregoi gjithashtu bisedat që zhvilluan gjatë rrugës drejt vendit ku do të hidhej trupi.
Kjo dëshmi hedh dritë mbi mënyrën e dhunshme dhe të organizuar me të cilën u ekzekutua Fridman Xhaferraj.
Artan Tafani: Pas vrasjes së Çajupit unë shkova në Greqi, takova Mario Diamanti, Laert Haxhinë dhe Xhino Bajramin ishin shokë bashkë. Qëndronin në një vilë në Greqi. Mario Diamanti ishte shok me Erisianon. Laerti vriste njerëz, e kishte biznes këtë punë.
Lulzim Arapi mori një armë me silenciator, duhet ta ketë marrë të një garazh që mbanin këta dhe makina dhe armë. Lulzimi mori pistoletën dhe një makinë, Ford Focus jeshil me portobagazh. U nisëm unë Laerti dhe Lulzimi. Pa vajtur në Borsh, ndaluam në Pogradec. Kisha kohë qe isha i mpirë dhe diku aty takojmë Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin dhe i marrim me vete me makinë. Laerti kishte kontakt me ta. Ngaqë ishin të zonës çunat, i morëm me vete që të gjenim një zone të mirë të hidhnim trupin e viktimës. Ta hidhnim në lumë. Pamë një rezervuar, lumë nuk e di ça ishte. Ata ishin në dijeni se çfarë do bënim. Laerti ishte në timon, unë pasagjer, Lulzimi dhe dy të tjerët ishin ulur mbrapa. Gjithë rrugën kërkonim një vend për të hedhur trupin. I thonte Marglen Topozi-Laertit, “o lala ma lër mua të mësoj dorën”, me idenë qa ta vriste ai. Pamë ca vende i pëlqyem.
Fridman Xhaferrin unë e njihja ishte nga Lushnja, e kam pasur në paraburgim. Një shoku im e kishte krushqi. Ishte pa prindër, familje hallexhinjsh. I mbante Laerti në një shtëpi këta në Korçë me qira.
Shkuam në një rezervuar, na e sugjeroi Bledari dhe Marigleni, por vendin për të hedhur trupin aty nuk e pëlqeu Laerti.
Në makinë Laerti na tha do e vrasim Fridmanin. Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina, ne vijuam për në Korçë.
Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi, shkuam tek shtëpia e Ligorit, u nisëm për tek rezervuari i Gjançit, na çoi Ligori si i zonës, Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gome makine.
E morëm Fridmanin në makinë, por s’i thamë gjë ku do shkonim, i thamë do paketojmë hashash.
Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: po si ishte ai muhabeti që ke thënë do flas po s’më nxorrët nga burgu. Ai tha jo, qante i shkreti, lutej, o Marius thonte, thuaji t’më fale. Gjuajti njëhër Lulzimi me e kap në kokë, ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha Lulzimit: vrite. I gjuajti mbrapa kokës, po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma, pastaj i ramë me atë gomën, e lidhëm dhe e futëm në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë, njëherë e nxorri në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë e hodhën brenda.
E mora pagesën, mi dha paratë Lulzim Arapi. Ai mi solli lekët te Deluxi, aty u lamë që të takoheshim. 20 mijë euro më dha.
Pastaj pas dy muajsh mora 4 mijë euro, një pjesë tjetër e mora te daja e Laertit në Fier. Ka një agjenci autobusash. Ndërsa pjesën tjetër të parave e mbajti Laerti. Ligorit nuk i dha lekë Laerti. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi në telefon më tha hajde pak në Tepelenë. Nuk doja të ikja, erdhën në Sarandë, Lulzimi dhe Laerti.