Një tjetër turist italian ndërron jetë në Sarandë, dyshohet infarkt

21 August 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një tjetër turist italian ndërron jetë në Sarandë,

Një tjetër shtetas italian ka ndërruar jetë në plazhet e Sarandës.

Policia njofton se rreth orës 14:30 minuta, në plazhin e Centralit në Sarandë ka ndërruar jetë 77-vjeçari italian me inicialet G.V.

Dyshimet e para janë që i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Ky është rasti i dytë që një turist italian humb jetën në Sarandë. Pak ditë më parë po prej infarktit ndërroi jetë një i ri.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Video