Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan, ku një i mitur ka humbur jetën.
Mësohet se 2-vjeçari po luante me bombulën e oksigjenit, e cila i ka rënë në kokë e për pasojë ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë "në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes".