Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Fotoja që shihni tregon momentin e ndalimit nga policia dhe Ushtria të një shtetas çek që kishte hyrë pa leje dhe po bënte foto bashkë me një tjetër në tunelin që të çonte drejt uzinës së Poliçanit.
Shtetasi çek i arrestuar është veshur me kamuflazh ushtarak.
Rreth orës 8:40 forcat e ushtrisë kanë konstatuar se një nga çelësat e njërit prej tuneleve ishte i dëmtuar.
Pas disa orëve kërkime janë konstatuar dy persona që ishin duke fotografuar ambientet e brendshme të një tuneli që të çonte drejt uzinës së Poliçanit.
Tashmë dy shtetas çekë, rreth orës 12:30 janë ndaluar dhe pas shumë kërkimesh janë ndaluar dhe dy gratë, që mendohet se janë bashkëjetueset e tyre.