Një plumb në kokë dhe rrëzohet në tokë, momenti i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi (VIDEO)

26 November 2024, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një plumb në kokë dhe rrëzohet në tokë, momenti i

Janë publikuar sot pamjet e atentatit ndaj biznesmenit Eduart Reçi, i cili i mbeti i vrarë mbrëmjen e 13 nëntorit.

Në pamjet e rënda duket momenti teksa biznesmeni del nga lokali poshtë pallatit të tij dhe qëllohet me plumb në kokë me një pistoletë me silenciator. 

Gjatë momentit që qëllohet ai ka qenë duke folur në celular, ndërsa dyshohet se autorët ishin vendosur në shkallët e një hoteli përballë.

Për vrasjen e tij janë arrestuar vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, për të cilët gjykata vendosi sot masën arrest me burg.

Dy të akuzuarit kanë mohuar akuzat.

Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, projekt i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakordësi edhe me persona të tjerë që kishin pronën ngjitur. Përplasjet për ndërtimin e pallatit dhe për pronat kanë sjellë konfliktin mes efektivit të policisë së Komisariatit Nr. 2, Shkëlqim Duka dhe vëllai të tij Florian Duka me ndërtuesin Reçin.


Video