Vrasja e Martin Canit/ Mjeku i Spitalit "Hygeia" i jep fund zvarritjes, 14-vjeçari niset drejt burgut të të miturve në Kavajë

26 November 2024, 12:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Martin Canit/ Mjeku i Spitalit "Hygeia" i jep fund
Mario Përlleshaj

Mario Përlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” ka lënë ambientin e spitalit dhe është transferuar në burgun e të miturve në Kavajë.

Transferimi i autorit të dyshuar në burgun e të miturve në Kavajë, u bë disa orë pasi Komisioni i ngitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti shqetësimin se mjeku i spitalit "Hygeia" nuk pranonte të dorëzonte epikrizën e 14-vjecarit që mbahet nën masë arrest me burg.

Që prej ditës së djeshme, mjeku Dritan Todhe po zvarriste procedurën, pasi nuk kishte pranuar t'u vendoste në dispozicion fletën e daljes së të miturit grupit të përbërë nga pesë persona, pjesë e një komisioni të ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Nga drejtoria e Burgjeve, por edhe nga Ministria e Drejtësisë, Vizion Plus mësoi se mjeku nuk ka dha arsye se pse nuk pranonte të lëshojë epikrizën në shkelje të vendimit të Gjykatës.

Në dijeni u vu edhe prokurorja e çështjes, Alma Felaj.

Martin Cani humbi jeten më 18 nëntor nga goditjet e thikës pak momente pasi mbërriti i plagosur në spital.


Video