E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

26 November 2024, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh.

Sipas njoftimeve, ajo ka pësuar lëndime të shumta, por ka shenja jete.

Ndihma e shpejtë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ambulanca e ka transportuar gruan me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit.


Video