Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pranë Saukut.
Mësohet se një person nuk i është përgjigjur patrullës së Shqiponjave në zonën e Saukut duke u larguar.
Në tentativë e sipër për t’i shpëtuar kapjes, shoferi i armatosur ka përplasur rrugës 7 automjete si dhe një motor ku po udhëtonin një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.
Si pasojë e përplasjes polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe bashkëshortja e tij gjithashtu ka mbetur e lënduar.
Ai është kapur në zonën e terminalit të autobusëve të juglindjes dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.