Nga Rama, tek Berisha dhe Basha, liderët politikë urojnë besimtarët katolikë për Pashkët

9 April 2023, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Rama, tek Berisha dhe Basha, liderët politikë urojnë
Foto ilustruese

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pashkët. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

Në këtë ditë feste për besimtarët katolikë nuk kanë munguar urimet dhe nga liderët politik në vend. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë dhe shprehet se ringjallja e Krishtit celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun.

“MIRËMËNGJESI dhe me ditën e Ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike”, shkruan Rama.

Nuk ka munfuar urimi dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo ditë e bekuar “i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj”.

Ai i ftoi të gjithë “që t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në vend”.

Urimi i plotë

"Gëzuar Pashkët!
Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.
Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.
Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.
Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.
Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katatolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.
Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!"

Nuk ka munguar urimi dhe nga ish-kreu i PD-së LulzimBasha, i cili shkruan se kjo ditë e Ringjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit.

"Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuar! Për shumë vjet gëzuar këtë ditë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të së drejtës mbi padrejtësinë! Lutemi që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek një e nesërme më e mirë dhe e sigurt, nën mbrojtjen dhe drejtimin e Zotit fuqiplotë", shkruan Basha. 


Video