Faza e parë/ Shpallet lista me fituesit t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme

8 April 2023, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faza e parë/ Shpallet lista me fituesit t’u bërë pjesë
Policia e Shtetit

Policia ka publikuar listat e fituesve për fazën e parë për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme.

Sipas njoftimit të policisë, fituesit e kësaj faze kanë kaluar testin me shkrim dhe në vijim do të nënshtrohen fazave të tjera të testimit.

Njoftimi i Policisë

Shpallen fitues në testimin me shkrim, të zhvilluar më datë 05.04.2023, dhe do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme, aplikantët e renditur në listën e mëposhtme.

Për kohën dhe vendin e zhvillimit të fazave të tjera të testimit, aplikantët fitues në fazën e parë, do të njoftohen nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe.

Aplikantët që kanë bërë ankesë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të shqyrtimit të ankesës së tyre nga ana e komisionit, do të njoftohen për rezultatin.


Video