Nga do vijnë ekspertët e hashashit, kushti 3-vjeçar i përvojës plotësohet nga Maqedonia

22 June 2023, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga do vijnë ekspertët e hashashit, kushti 3-vjeçar i
Foto ilustruese

Qeveria ka vendosur si kusht për marrjen e licencës për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri eksperiencën 3-vjeçare në këtë fushë.

Por, në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka qenë i paligjshëm, që do të thotë se të paktën me dokumentacion askush nuk mund të plotësojë kriterin e eksperiencës në kultivimin e kësaj bime.

Megjithëse biznesmenë shqiptarë me eksperiencë brenda vendit nuk ka, kjo nuk do të thotë se s’ka të tillë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut ka të legalizuar kultivimin e hashashit pë qëllime mjekësore që prej vitit 2016-të. Fill pas vendimit, një numër relativisht i lartë biznesmenësh shqiptarë hapën kompani për marrjen e licencave.

Disa e kanë bërë drejtpërdrejt, të tjerë përmes kompanive satelite që kanë hapur në Shkup. Deri në 2018-n, autoritetet maqedonase dhanë mbi 40 licenca, ku sipas mediave vendase të paktën gjysma prej tyre kanë si pronarë fundorë shtetas të Shqipërisë.

Këta janë biznesmenët që plotësojnë kriterin e eksperiencës, që pritet të jenë të parët që do të aplikojnë për licenca pranë qeverisë shqiptare dhe me gjasë të zhvendosin të gjithë biznesin nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, ku klima e bën më fitimprurës aktivitetin e kultivimit të hashashit.

 


Video