Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pezullohet nga detyra rektorja e universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”
Vendimi u firmos sot (22 qershor) nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Vendimi u mor për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit pas publikimit të një videoje dje (21 qershor) në një emision investigativ ku denoncohet fakti se u paguan 150 euro për të marrë një provim.
Ministria e Arsimit ngarkoi në ushtrimin e funksioneve të rektorit Znj. Rajmonda Kërçira me detyrë zëvendësrektor në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", gjatë kohës së pezullimit.
