Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën Spitalore ‘San Raffaele’, Rama: QSUT do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin

28 April 2025, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën Spitalore ‘San
Edi Rama

Firmoset memorandumi mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita- Salute San Raffaele”. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se QSUT do të kthehet në një qendër ekselence në rajon dhe Evropë. 

Sipas kreut të qeverisë, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, hap një faqe të re për shëndetësinë e vendit tonë. 

“Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe krejt të re, në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak, në një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ka qenë ajo e profesionistëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë. Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot. Përsëri ne jemi shumë më ambicioz. Nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi arritur. Duam të shkojmë më tutje. Ambicia është që të bëjmë këtë qendër si pikë referimi të Ballkanit dhe ka kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.”, u shpreh Rama. 

Rama shtoi se vlerësimet për personelin e QSUT janë baza e besimit se mund ta transformojnë qendrën në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor për të gjithë Ballkanin. Paralelisht me qendrën spitalore, kryeministri theksoi se synimi është edhe transformimi i Universitetit Mjekësor të Tiranës. Ai tha se deri në fund të kësaj dekade, Universiteti i Mjekësisë të shndërrohet në një “degë” të atij të Vita- Salute San Raffaele. 

“Synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaeles ka sjellë në Poloni, duke u  përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, menaxhimin e qendrës, në organizimin e gjithë jetës përditshme të qendrës dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë profesionistët e të dyja anëve, San Raffaeles dhe QSUT. E njëjta ambicie është edhe për universitetin. Kemi shembullin e Universitetit BOKU të Vjenës, që ka filluar procesin e shkrirjes me UBT, që në fund të kësaj dekade, të vijnë studentë nga e gjithë Evropa për të studiuar me të gjithë parametrat e Universitetit të Vjenës dhe për të marrë një diplomë të njëjtë. Qëllimi është i njëjti që Universiteti i Mjekësisë të merret e njëjta diplomë  si të atij i San Raffaeles dhe Tirana të jetë degë e universitetit të San Raffaeles. Ky është objektivi i fundit të dekadës.”, u shpreh Rama.

 


Video