Nëna e lindi foshnjën dhe e futi në valixhe, reagon policia e Korçës

2 May 2022, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna e lindi foshnjën dhe e futi në valixhe, reagon policia e
Ngjarja makabër në Korçë është kthyer në dramë

Policia e Korçës ka dhënë detaje rreth ngjarje së rëndë të ndodhur në këtë qytet ku një grua pasi ka lindur fëmijën e saj në shtëpi e ka futur në një valixhe. Njoftohet se denoncimi është bërë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshorti i gruas, K.A. i cili është emigrant të Greqi.

Ai ka thënë se foshnjën e gjeti të pajetë në banesën e tij, në lagjen Nr. 15 të qytetit juglindor. Nëna e fëmijës, që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë


Video