E rëndë në Korçë: Nëna fut foshnjën në valixhe, humb jetën i sapolinduri

2 May 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë: Nëna fut foshnjën në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Mësohet se një grua ka lindur fëmijën dhe e ka futur më pas në një valixhe.

Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme. 

Mësohet se fëmijën pa shenja jete e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas që e solli në jetë.

Ai kishte ardhur nga emigracioni para pak kohësh.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij.

Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç


Video