Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetim disiplinor për dy efektivë të Policisë Rrugore, inspektorët me inicialet G. S., dhe K. A.
Shkak për nisjen e hetimit është bërë publikimi i një fotoje, ku dy efektivët shfaqeshin me uniformë policie në një lokal duke konsumuar birra.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.