Aksident tragjik në Qafë Thanë, humb jetën gruaja, plagoset bashkëshorti i saj

9 May 2023, 18:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Qafë Thanë, humb jetën gruaja, plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Qafë-Thanë, në zonën e Urakës, Prrenjas.

Mësohet se një trajler është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video