Ndryshoi rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet numëruesi që ishte në kërkim (EMRI)

17 August 2022, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshoi rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet numëruesi
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës 35-vjeçarin Eduart Zito, i cili akuzohet për falsifikim të rezultatit zgjedhor të 25 Prillit në Qarkun e Elbasanit.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore." thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet fjalë për "trafik vote" brenda Partisë Demokratike. Nëdy qendra votimi i janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, shumica dërrmuese prej të cilave i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota. 

Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve


Video