Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy pushues nga Kosova, motër e vëlla, u rrezikuan të mbyteshin mesditën e djeshme në plazhin e Shëngjinit. "Heroi" që u shpëtoi jetën ishte vrojtuesi i plazhit.
Mësohet se bëhet fjalë për personin në fotografinë e mëposhtme i dientifikuar si Robert Neçaj. Sipas informacioneve, i riu ka mundur t’u shpëtojë jetën të rinjve por vetë ka mbetur i dëmtuar.
Vëlla e motër, pas transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore u konstatua se janë jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është hera e parë që Neçaj bën një gjest heroik. Ai ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish gjatë detyrës së tij.